SHSKUK kërkon nga MSH që në sistemin shëndetësor të shtohen edhe 600 infermiere

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka kërkuar nga ministria e Shëndetësisë që t’i angazhoj edhe 600 infermier në sistemin shëndetësor. Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka deklaruar se krahas shumë sfidave të tjera për menaxhim të pandemisë, sfidues ka qenë edhe numri i kufizuar i stafit infermieror. “Komision që është duke e hartuar planin për menaxhimin e pandemisë në muajve e ardhshëm dhe po presim që krahas aktiviteteve të tjera të përfshihet edhe rritja e stafit të infermierëve për spitalet tona…. Si do qoftë nëse flasim për standarde si Kosovë jemi larg standardeve për të plotësuar numrin e infermierëve për numër të shtretërve për pacientët. Ne kemi bërë një vlerësim minimal me kërkesa minimale që sillen diku edhe rreth 500-600 infermierë që do na duheshin në nivel të spitaleve tona dhe Klinikave të QKUK-së për të pasur shërbim më cilësor dhe një numër shumë të madh të infermierëve në raport me numrin e pacientëve” ka thënë në mes tjerash drejtori i Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …