Shtëpia Botuese “Luarasi”, ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci

Shtëpia Botuese “Luarasi”, ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci

Shtëpia Botuese “Luarasi”, ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës kundër ministres së Arsimit Arbërie Nagavci, sekretares së Përgjithshme në këtë ministri, Fadile Dyla, si dhe këshilltarit të ministres, Valdrin Dervishaj, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe falsifikim të dokumenteve. Në lidhje me ketë kallëzim penal, në Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit  kanë thënë se nuk e kanë pranuar zyrtarisht nga organet e drejtësisë, teksa thonë se Ministria kryen detyrat sipas kompetencave, legjislacionit në fuqi dhe me transparencë të plotë, andaj pretendimet e në këtë kallëzim penal, nuk qëndrojnë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas ministrisë, thuhet se nga shtëpia botuese “Luarasi”, janë paralajmëruar për ushtrimin e kallëzimit penal, çka sipas tyre, kjo perceptohet si presion ndaj institucionit. Sipas kallëzimit penal, të ushtruar nga përfaqësuesi i autorizuar i shtëpisë botuese, avokati Driton Muharremi, në diapozitivin e parë të këtij kallëzimi penal, thuhet se ministrja Arbërie Nagavci ka qenë e informuar zyrtarisht me faktin se në konkursin e vitit 2021, recensenti i teksteve shkollore, në të njëjtin konkurs ka qenë edhe autor i teksteve shkollore. Kështu, thuhet se me përzgjedhjen e recensentëve është shkelur udhëzuesi administrativ, i cili rigorozisht ndalon një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …