Raportohet se më shumë se 30 milionë njerëz janë infektuar me virusin korona në nivel global që nga fillimi i pandemisë

Shtete të fuqishme anekënd botës po planifikojnë ashpërsimin e masave anti-covid

Vazhdimi i përhapjes së koronavirusit ka shtyrë qeveritë e shteteve të fuqishme anekënd botës të planifikojnë ndërmarrjen e masave më të ashpra anti-covid. Deri më tani, numri i të infektuarave nga virusi korona ka arritur në 80 milion ndërsa numri i viktimave në 1.8 milion. Kjo ka bërë që shtetet në mbarë botën të vendosin masa të reja apo po i zgjerojnë masat që tashmë i kanë në fuqi. Gjermania pritet ta vazhdojë izolimin teksa guvernatorët e shteteve pritet të takohen me kancelaren, Angela Merkel javën e ardhshme për të diskutuar për masat e reja. Edhe Franca ka zgjeruar masën e orës policore në 15 departamente për të luftuar rritjen e rasteve të reja. Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, ku fillimisht është identifikuar varianti i ri i koronavirusit, për të pestën ditë me radhë është shënuar numër rekord i infektimeve ditore dhe kjo ka shtyrë autoritetet e këtij vendi të diskutojnë për ndërmarrjen e masave të reja. Në Tokio të Japonisë, guvernatori kërkoi nga Qeveria japoneze që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Në Shtetet e Bashkuara – shtetin e goditur më së keqi nga pandemia – janë regjistruar mbi 200,000 infektime brenda ditës dhe 2,600 viktima. Epiqendra e shpërthimeve të reja të virusit në SHBA është Kalifornia, ku spitalet janë të stërmbushura me pacientë dhe kjo ka bërë që të zhvillohen debate për ndërmarrjen e masave të reja për ta luftuar në mënyrë me efikase pandeminë.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …