Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë dy anije luftarake në Detin e Zi, përmes Ngushticës së Bosforit

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë dy anije luftarake në Detin e Zi, përmes Ngushticës së Bosforit

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë dy anije luftarake në Detin e Zi, përmes Ngushticës së Bosforit. Dërgimi i anijeve po ndodhë në kohën kur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë në rritje. Anijet do të kalojnë përmes Ngushticës së Bosforit më 14 dhe 15 prill dhe do të largohen më 4 maj dhe 5 maj, u tha gazetarëve një burim i ministrisë së Jashtme turke, raporton AFP. Uashingtoni duhet ta lajmërojë Ankaranë 15 ditë përpara kur planifikon të dërgojë anije luftarake nëpër ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve, sipas një traktati që daton nga viti 1936. Traktati u mundëson anijeve luftarake të huaja të qëndrojnë në Detin e Zi për 21 ditë. Anijet e Marinës amerikane vazhdimisht operojnë në rajon për të treguar mbështetjen ndaj Ukrainës, e cila ka luftuar me forcat pro-ruse që nga viti 2014 kur Rusia e ankesoi gadishullin e Krimesë. Në periudhën e fundit Rusia dërgoi përforcime ushtarake si në kufirin ukrainas ashtu edhe në Krime. Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha të enjten numri i trupave ruse në kufirin me Ukrainën ishte tani më i madh “se në çdo periudhë që nga viti 2014”.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …