Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhurojnë AKK-së, Teste Rapide Atigjen në vlerë prej 476 mijë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhurojnë AKK-së, Teste Rapide Atigjen në vlerë prej 476 mijë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar dje Asociacionit të Komunave të Kosovës, Teste Rapide Atigjen në vlerë prej 476 mijë dollarë. Lajmi është bërë i ditur nga AKK-ja, teksa në njoftim thuhet se këto teste do ta lehtësojnë testimin e shtuar në komuna të Kosovës. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dje i ka dhuruar Asociacionit të Komunave të Kosovës Teste Rapide Atigjen në vlerë prej 476.000$  me përkrahjen e programit për Ndihmë Humanitare #EUCOM. Testet do të lehtësojnë testimin e shtuar në shumë komuna të ndryshme.  Koloneli Steve Rose dhe Majorja Courtney Olson ishin të pranishëm gjatë këtij dhurimi së bashku me Z.Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …