Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar notë diplomatike Qeverisë së Kosovës lidhur me përdorimin e furnizimit me armatim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që makineria ushtarake dhuruar FSK-së të mos përdoret nga forcat e tjera të sigurisë në Kosovë, pa aprovimin e amerikanëve. Sipas këtij raportimi, këtë kërkesë ia kanë shprehur Ministrisë së Punëve të Jashtme nëpërmjet një note diplomatike, të cilën duan që ta shndërrojnë në marrëveshje. Nota fillimisht u referohet diskutimeve të mëhershme ndërmjet Qeverisë së SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës në lidhje me ndihmën që ofrohet në bazë të grantit.  Forca e Sigurisë së Kosovës i kishte pranuar në gusht të këtij viti 55 automjete ushtarake të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: Drenasi mbetet bastion i pathyeshëm i PDK-së

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lart angazhimin dhe përkushtimin e strukturave …