Shtetet e Quint-it kanë reaguar ndaj zhvillimeve në Cetinje të Malit të Zi

Shtetet e QUINT-it kanë reaguar ndaj zhvillimeve në Cetinje të Malit të Zi ku kanë protestuar një numër i madh i qytetarëve për ta kundërshtuar shugurimin e kreut të Kishës së Ortodokse Serbe, Joanikije. “Ne i dënojmë gjitha format e dhunës. U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë me përgjegjësi në ruajtjen e paqes, ruajtjen e rendit dhe paqes publike dhe policisë që të përdorë vetëm mjetet e nevojshme dhe ligjore. Individët do të duhet të përgjigjen për veprimet e tyre. Prioriteti në periudhën e ardhshme duhet të jetë krijimi i një dialogu politik demokratik, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, duke përfshirë të gjitha palët që janë sinqerisht të angazhuara për të ardhmen e ndritur evropiane të këtij vendi anëtar të NATO-s, duke respektuar liritë themelore , veçanërisht “liria e shprehjes, liria e tubimit paqësor dhe liria e fesë’’. Të gjithë ata që punojnë në bazë të këtyre parimeve për të pajtuar shoqërinë do të kenë mbështetjen tonë të vazhdueshme”, thuhet në reagim e shteteve të QUINT-it.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …