Arritja e bashkatdhetarëve tanë për pushime dhe vizita në vendlindje, ka ndikuar që gjatë ditës së sotme të shtohen kolonat në hyrje të Kosovës në pikëkalimin kufitar në Merdare. Sipas një njoftimi të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, thuhet se deri në orën 10:30 të mëngjesit në këtë pikë kalimi ka pasur kolona të gjata deri në 5 kilometra ku shoferët janë detyruar të presin deri në 7 orë. Ndërkaq qarkullim më i lehtë i veturave është bërë në pikë kalimet e Kosovës me Shqipërinë por jo edhe me Maqedoninë.
Kontrolloni gjithashtu
DnV; Gjuhë arrogante më së shumti është përdorur gjatë aktiviteteve të VV-së, por përjashtim nuk kanë bërë, as partitë e tjera
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se që nga fillimi …