Ministria e Arsimit ka kërkuar që ora e parë mësimore t’i kushtohet pavarësisë së Kosovës

Shtyhet fillimi i Gjysmëvjetorit të Dytë, deri me datë 16 janar 2017

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në konsultim me Drejtoritë Komunale për Arsim (DKA), ka marr vendim për shtyrjen e fillimit të Gjysmëvjetorit të Dytë, deri me datë 16 janar 2017. “Ky vendim është marr për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë, me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së Gripit AH3V për të cilin MASHT dje është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të MAShT-it. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në ditët në vijim do të njoftoj Drejtoritë Komunale për Arsim, me vendimin për mënyrën e kompensimit të orëve të humbura të mësimit.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …