Shumë banorë të fshatit Dumnicë të Besianës kanë protestuar përpara policëve të vendosur në hyrje të fshatit

Shumë banorë të fshatit Dumnicë të komunës së  Besianës kanë protestuar  dje përpara policëve të vendosur në hyrje të fshatit, duke kërkuar që ky fshat të hiqet nga karantina. Vendimi që Dumnica e Poshtme, Dumnica e Epërme dhe Llausha, të futen në karantinë është bërë me 15 mars, pasi një person fillimisht ishte konfirmuar me virusin korona. Personi i parë i prekur më këtë virus kishte ardhur nga Italia, ndërsa ditë më vonë u konfirmuan edhe dy familjarë të tij të prekur me koronavirus. Banorët e këtyre fshatrave vazhdimisht janë ankuar se nga karantina vetëm për të  krijuar panik. Ata janë ankuar se nuk po u lejohet të dalin edhe për raste emergjente.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …