Shumë shpejt pritet të miratohet Planin Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore, si mjet kryesor i zbatimit të angazhimeve publike për barazinë gjinore

Gjatë ditës së sotme është mbajtur një konsultim publik me një grup të ngusht të interesit për të diskutuar Planin Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore 2024-2026.

Në këtë konsultim zyrtarja për barazi gjinore dhe të drejta të njeriut, Besa Çarkaxhiu-Bibaj, ka thënë se Plani Lokal i Veprimit për Barazinë Gjinore (PLVBGJ) 2024 – 2026 është përgatitur nga Komuna e Ferizajt, si mjeti kryesor i zbatimit të angazhimeve publike për barazinë gjinore. Ajo tutje është shprehur se ky plan është përgatitur përmes një procesi ndërveprues dhe gjithëpërfshirës, në bashkëpunim dhe konsultim me institucionet publike lokale, organizatat e shoqërisë civile, Grupin e Grave Asambleiste, organizatat ndërkombëtare, Kuvendin Komunal dhe me zërat e banoreve dhe banorëve të Komunës së Ferizajt.

Në këtë takim ishte prezente edhe Monika Kocaqi, Konsulente ndërkombëtare, e cila ka thënë se këtë plan e kanë mbështetur edhe UN Women në Kosovë në kuadër të zbatimit të projektit “Gender Equality Facility” (GEF) me fonde të Bashkimit Evropian.

E nga ana tjetër, Mimoza Sojeva-Pajaziti-kryetarë e Grupit të Grave të Kuvendit të Komunës, është shprehur se një plan i tillë i ka munguar Ferizajt, ndërkaq i ka përgëzuar ekipin punues në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetin tonë.

Komentet dhe sygjerim në lidhje me Planin Lokal të Veprimit të Barazi Gjinore 2024-2026, mund të dorëzohen deri me datën 18 tetor në këtë email adrese: [email protected] si dhe [email protected].

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj të mërkurën organizohet debati “Sfidat e Komunitetit Jo-Shumicë”!

Forumi për Transparencë Parlamentare në bashkëpunim me Forumin për Transparencë Komunale të Ferizajt, me mbështetjen …