Ferid Agani

Shumica e degëve të Partisë së Drejtësisë kërkojnë dorëheqjen e kryetarit, Ferid Agani

Këshilli organizativ për Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të Partisë së Drejtësisë, ka bërë të ditur për mediet se iniciativës për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor janë duke iu bashkuar mbi 80% e degëve të PD-së, të cilat në të njëjtën kohë kanë kërkuar dorëheqjen e Ferid Aganit. Sipas një komunikate të grupit, i cili ka marrë qëndrim  kundër Aganit, shumica dërrmuese e degëve të PD-së, 18 prej 23 sa ka gjithsej kjo parti  kanë vendosur të marrin pjesë në Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të Partisë që do të mbahet të mërkurën. Në të njëjtën kohë të gjitha këto degë, kërkojnë prej Aganit, që të tërhiqet prej kreut të Partisë dhe mos ta sfidojë edhe më tutje anëtarësinë e PD-së me manipulime, mashtrime, shantazhime, kërcënime e joshje. Këshilli organizativ për Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të PD-së konsideron se Aganit, i ka humbur legjitimiteti politik për drejtimin e PD-së.

Degët  kërkojnë prej tij që t’ i përgjigjet Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor, të ofron dorëheqjen dhe të ju mundëson pjesëmarrjen në këtë Kuvend edhe të 5 degëve të tjera, që ende nuk kanë vendosur si rezultat i presionit të tij. Në të njëjtën kohë Këshilli organizativ konsideron se Këshilli Drejtues i datës 3 shtator ka marr vendim të drejtë për organizimin e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor duke hapur mundësi dhe rrugë për reformimin e PD-së përmes një procesi transparent, statutor dhe demokratik”, thuhet në komunikatë.  Këshilli organizativ po ashtu i ka bërë thirrje strukturave të Partisë për shpalljen e kandidaturave për kryetar partie dhe siguron për proces të drejtë, transparent dhe me korrektësi të plotë.

Kontrolloni gjithashtu

Rusia ka dështuar në përpjekjet e saj në KS të OKB-së për të diskutuar bombardimet e NATO-s në Kosovë, në vitin 1999

Diplomatët e Rusisë kanë  dështuar  në përpjekjet e tyre  në KS  të OKB-së për të …