Shumica e planifikimeve komunale të Malishevës për 2018, janë realizuar

Këshilli i Drejtorëve në Komunën e Malishevës, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të së hënës, e cila është drejtuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha. Në këtë mbledhje, drejtorët e drejtorive komunale, kanë deklaruar se shumica e planifikimeve për vitin 2018 janë realizuar dhe një pjesë e vogël janë në realizim e sipër. Në këtë mbledhje, drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxhat, duke raportuar për shpërndarjen e subvencionit të fundit, për bujqit lokal, me 80 lopë qumështore, tha se “Komuna e Malishevës, është komuna që më së shumti ka dhënë subvencione për bujqit”, e po ashtu ka paralajmëruar edhe për ndarjen edhe të një subvencioni tjetër me spërkatëse 400 litërshe. Përndryshe, të gjithë drejtorët e drejtorive kanë raportuar për realizimin e punëve për javën e kaluar dhe planifikimin për javën në vijim, si dhe për aktivitetet e tyre gjatë vitit 2018, ku drejtorët e drejtorive kanë deklaruar se planifikimet për këtë vit, pothuajse në tërësi janë realizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …