Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Mulliqaj thotë së mirë është rreshtimi me Qeverinë e Kosovë se sa me Listën Srpska

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu si dhe deputeti nga kjo parti, Dardan Molliqaj në konferencën që u mbajt sot për media, folën mbi ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2019. Ai ka folu për kërkesat e këtij subjekti sa i përket buxhetit për vitin e ardhshëm. Sipas tij kërkesat e PSD-së janë që Ligji për Paga të miratohet në lexim të dytë, së bashku me leximin e dytë të projekt-buxhetit, Ligji për dialogun të miratohet dhe të dërgohen në Kuvend, Ligji për Qeverinë të sillet në Kuvend për miratim, jo më larg se 3 muaj, të funksionalizohet Ministria e Bujqësisë, si dhe të ketë një kodë funksional për skemat sociale. “Po flasim për pesë kushte që sigurohen që gjërat që ndërlidhen me parat e taksapaguesve të rregullohen dhe të vendosen në binar. Ne si PSD jemi të lumtur që kemi arritur që me votën tonë të rrisim ndikimin në këto pesë elemente. Funksionalizimi i Ministrisë së Bujqësisë i ndihmon Kosovës që nënkupton edhe zëvendësimin e ministrit aktual. Për këtë e kemi marrë edhe zotim publik”, tha ai. Ndërsa, Dardan Molliqaj tregoi se pse kanë votuar buxhetin për vitin e ardhshëm. Sipas tij, ata do të bëheshin bashkë me qeverinë, më mirë se të bëheshin me Listën Srpska. “Ka tension në mes të pushtetit dhe opozitës. Ne konsiderojmë që politika nënkupton shtyrjen e bindjeve në secilin pozicion që jemi, si opozitë si pushtet. Ka të tjerë që po e ushqejnë idenë e konfliktit me zero rezultat. Buxheti i Kosovës mund të kalojë edhe pa votën e PSD-së, ai nuk kërkon 61 vota. Pse ne kemi vendosur të votojmë për është për shkak të kërkesave që kemi pasur dhe që kemi konsideruar që janë me rëndësi, dhe e dyta që ne kemi një dallim me partitë në pozitë dhe opozitë, e ai është raporti ynë me Listën Srpska”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …