Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen shkollat deri në 27 mars 2020 për shkak të përhapjes së koronavirusit

Si rezultat i reformës në arsim në komunën e Dardanës shumë mësimdhënësve u rrezikohet vendi i punës

Prindër e mësimdhënës të fshatit Busavatë në Dardanë, e kanë një hall. Ata edhe një muaj pas fillimit të vitit shkollor, nuk po pranojnë t’i dërgojnë fëmijët në shkollat e qytetit. Krejt kjo si rezultat i reformës në arsim, që e ka nisur kryetari i komunës, Qëndron Kastrati. Pas një takimi me zyrtarët komunalë, mësimdhënësit thonë se janë kërcënuar me largim nga lista e pagave. Prindërit shprehen të gatshëm t’ua humbin vitin fëmijëve, por jo t’i dërgojnë në qytet. Drejtoresha e Arsimit ka një arsyetim, pse mësuesit rrezikojnë ta humbin punën. Banorët e Busavatës zotohen se nuk do të tërhiqen. E derisa të zgjidhet situata, në këtë fshat po vazhdojnë punimet për ndërtimin e shkollës së re.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …