Vjosa Raif Osmani organizon forumin “Gratë, paqja e siguria”, për të konfirmuar publikisht urrejtjen shpirtzezë kundër luftëtareve të lirisë

Sigurimi i Aeroportit të Shkupit u përpoq ta kontrollonte çantën e Vjosa Osmanit, pas sinjaleve të dyshimta nga detektorët

Sigurimi zyrtar i Aeroportit të Shkupit u përpoq të kontrollonte çantën personale të kryetares së Kosovës, Vjosa Osmani, për shkak të sinjaleve të dyshimta nga detektorët. Çanta nuk u lejua të kontrollohej, dhe spekulimet për përmbajtjen e saj, përfshirë armë dhe drogë, mbeten të pabazuara. Bekim Kupina, këshilltar i kryetares Osmani, ka konfirmuar se çanta nuk u hap dhe ka kritikuar sjelljen e sigurimit të aeroportit, duke e cilësuar si shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Ai ka theksuar se sigurimi tentoi të merrte telefonin personal të kryetares, çka nuk u lejua nga mbrojtja e saj. Sipas Kupinës, shefi i sigurimit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Sabedin Sinani, është akuzuar për këtë incident. Aeroporti i Shkupit gjithashtu e ndali nisjen e aeroplanit të presidentes për më shumë se një orë pa arsye të qartë, gjë që e ka rritur tensionin diplomatik. Kryetarja, Vjosa Osmani  ka dënuar trajtimin e tillë  dhe e konsideron si një sulm ndaj shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …