Simmons: Ka disa javë që i kam shkruar kryeministrit Kurti, por ende s’kam marr asnjë përgjigje nga ai

Ish-kryetari i gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili ka kohe që ka deklaruar se është i gatshëm për të raportuar në Kuvendin e Kosovës për parregullsitë e shumta në EULEX, ka shkruar se ka disa javë që i ka shkruar kryeministrit, Albin Kurti, por ende s’ka marr asnjë përgjigje nga ai. “Z. Kurti e ka pranuar letrën dhe deklaratën time para disa javësh. Ka pasur shumë komente nga mediat në Kosovë, por asnjë fjalë nga Z. Kurti. Koha do ta tregojë”, ka shkruar ish-kryetari i gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons. Ai kohë më parë, sërish ka rishfaqur dëshirën dhe gatishmërinë për të treguar parregullsitë në EULEX dhe ka ia ka dërguar kryeministrit Kurti një letër, ku paraqet një pjesë të dëshmisë së tij mbi skandalet që thotë se e kanë karakterizuar misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë. Mbi këtë bazë, ish-kryetari i gjykatësve të EULEX-it ka kërkuar që të raportojë edhe në Kuvendin e Kosovës për të gjitha dëshmitë e përshkruara por ka hasur në vesh të shurdhër të drejtuesve të institucioneve më të larta të vendit tonë, kryetares, Vjosa Osmani, kryeministrit, Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …