Malcolm Simmons i shkruan Kurtit lidhur me kërkesën që ai e ka bërë që 3 muaj për të raportuar në Kuvendin e Kosovës

Simons: EULEX-i ka montuar procese gjyqësore kundër komandantëve të UÇK-së për hir të Serbisë

Dokumentet e siguruara nga RTK-ja të ish-kryetarit  të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, dëshmojnë se ky mision ka montuar procese kundër komandantëve të UÇK-së. Avokatët mbrojtës të rastit “Drenica 2” thonë se dëshmitë e publikuara duhet të trajtohen më me seriozitet. “EULEX-i është duke i ndjekur ish komandantët UÇK-së, BE-ja po punon shumë që të impresionojë Serbinë dhe të mbajë gjallë dialogun Prishtinë-Beograd. Shumica e rasteve ku janë duke u akuzuar krerët e UÇK-së janë duke u trajtuar keq”. Artan Qerkini avokat mbrojtës në rastin Drenicë II, thotë se  dëshmitë e publikuar më parë por edhe këto duhet të trajtohen më me seriozitet. “Në asnjë mënyrë pretendimet e Simons nuk guxojnë të kalojnë në heshtje sepse janë pretendime serioze vijnë nga njëri shumë kredibil këto pretendime duhet të trajtohen me seriozitet”.

Qerkini ka thënë se duke u bazuar në provat e Simons të publikuara më parë, kanë bërë ankesë në gjykatën kushtetuese që rasti  të kthehet në rigjykim.“Ne duke u mbështetur ne provat materiale te cilat i ka siguruar kemi bërë kërkesë të përsëritjes në rastin Drenica II. Këto deklarata të Simons vetëm sa e fuqizojnë pretendimet tona se gjykimi në rastin Drenica II duhet të përsëritet sepse i njëjti nuk është i mbështetur në prova fakte dhe ligj  por me shumë është zhvilluar për apetite politike”. Dokumentet dëshmojnë se Malcolm Simmons edhe sot është i gatshëm të raportojë për krejt gjetjet e tij për keqpërdorime të misionit

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …