leoni

Sot me nderime do të varroset veprimtari i shquar çështjes kombëtare, atdhetari, Jonuz Musliu

Sot me nderime do të varroset veprimtari i shquar çështjes kombëtare, atdhetari, Jonuz Musliu

Me të arritur nga një spital i Turqisë  në Kosovë, për trupin e vdekur të  veprimtarit,  Januz Musliu janë angazhuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai do të varroset sot në Konçul të Bujanocit, në orën 14:20. Për të nderuar jetën dhe veprën atdhetare të Jonuz Musliut, sot nga orën 9:30 do të bëhen homazhe në Teatrin e qytetit të Gjilanit. Kurse gjatë ditës do të varroset në vendlindje. Jonuz Musliu ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare në një spital në Turqi, ku ishte duke u trajtuar pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë. Ka qenë i burgosur politik në vitet ’80, veprimtar i shquar dhe udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ndërsa ishte edhe njëri ndër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas luftës së UÇMPB-së ishte angazhuar në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës Lindore ku ishte edhe kryetar i Këshillit Kombëtar të komunave të kësaj ane. Tërë jeta dhe vepra e tij kanë qenë në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …