Prindërit shprehen të shqetësuar me organizimin e grevave nga SBASHK-u nga të cilat po dëmtohen vetëm nxënësit

Sindidata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë vendos: Më 12 mars mësimdhënësit me grevë njëditore

Sindidata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka vendosur që më 12 mars mësimdhënësit të shkojnë në një grevë njëditore. Kjo nëse qeveria Haradinaj deri me këtë datë nuk e dërgon në Parlament, Projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta. Në Kongresin që e kishte mbajtur SBASHK-u më 24 shkurt të këtij viti ishte vendosur që nëse kërkesat e tyre nuk realizohen nga qeveria, atëherë më 12 mars mësimdhënësit do të mbajnë grevë gjithëditore. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari. Ai ka thënë se greva vlen për të gjitha institucionet arsimore përveç çerdheve.

“Kongresi i mbajtur më 24 shkurt ka aprovuar rezolutën e cila flet për veprimet sindikale. Dhe në këtë rezolutë thuhet se punët si po shkojnë, më 12 mars do të ketë grevë njëditore përveç çerdheve, pasi natyra atje e punës është tejtër dhe nuk duam t’iu krijojmë telashe prindërve që punojnë dhe nuk kanë ku t’i lanë fëmijët e tyre. Ndërsa shkollat fillore dhe të mesme, e universiteti do të jenë në grevë njëditore, dhe atë të dy ndërrimet. Arsimtarët dalin nga ora  8-12 në shkolla, dhe do të fillojnë grevën për të dy ndërrimet. Mësim nuk do të ketë fare gjatë asaj dite”, ka bërë të ditur Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Hazbije Qeriqi: Deri më 10 maj janë regjistruar mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë brenda Kosovës, 400 mijë ne E-Diaspora

Hazbije Qeriqi: Deri më 10 maj janë regjistruar mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë brenda Kosovës, 400 mijë ne E-Diaspora

Udhëheqësja Departamentit për komunikim me publikun në Agjencinë e Statistikave të Kosovës , Hazbije Qeriqi, …