SBASHK

Sindikata e Arsimit kërkon nga Qeveria e Kosovës që ta këtë në prioritet vaksinimin e mësimdhënësve

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës po kërkon nga Qeveria e vendit që ta ketë në prioritet vaksinimin e mësimdhënësve. I pari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj, ka thënë se kanë kërkuar nga ministri i Shëndetësisë që ta kenë primar vaksinimin e mësimdhënësve, mirëpo sipas tij, nga përgjigjet që kanë marr ende nuk është pranuar ndonjë kontingjent i vaksinave. Jasharaj thotë se nuk po kërkojnë vaksinimin vetëm që të jenë të privilegjuar, por që të vazhdojë procesi mësimor në objektet shkollore. Ai thekson se janë pajtuar me vendimin e qeverisë që mësimdhënësit mos të vaksinohen në Shqipëri. Por e siç thotë vaksinimi në Shqipëri do të ishte i vështirë pasi që vetëm në arsimin para universitar janë të angazhuar rreth 30 mijë mësimdhënës. E sa i përket kompensimit të orëve të humbura gjatë këtij viti shkollor, ai ka thënë se janë shtatë ditë, por që kjo është në dorën e drejtorive komunale të Arsimit se si do t’i kompensojnë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …