Brickos

Radio Televizioni i Kosovës

Sindikata e Pavarur e RTK-së shpreh pakënaqësinë lidhur me procedurat të cilat i ka ndjekur Bordi i këtij mediumi

Sindikata e Pavarur e RTK-së shpreh pakënaqësinë lidhur me procedurat të cilat i ka ndjekur Bordi  i RTK-së në procesin e përzgjedhjes së drejtorit gjeneral të Transmetuesit Publik. SPRTK konsideron se vendimi është  marrë në kundërshtim me Ligjin e RTK-së  Nr. 04/L-046,    konkretisht nenin 3 ku thuhet se: Drejtori i Përgjithshëm i RTK-se emërohet dhe shkarkohet me 2/3 e votave të anëtarëve të Bordit. Numri i përgjithshëm i anëtarëve të Bordit sipas këtij ligji është 11(njëmbëdhjetë), dhe votat e nevojshme për zgjedhjen e drejtorit gjeneral duhet të jenë së paku 7(shtatë). Ndërsa Bordi i drejtorëve të RTK-së me vetëm 6 (gjashtë) vota  ka bërë zgjedhjen e drejtorit gjeneral. SPRTK hapjen e Konfliktit Administrativ, në Gjykatën Themelore në Prishtinë-departamenti për çështje administrative, përkitazi me ligjshmërinë e Vendimit,të datës 24.04.2019, të Bordit të RTK-së, për zgjedhjen e drejtorit gjeneral të RTK-së. Sindikata kërkesën e saj e bazon  në nenin 10 pika 2 të ligjit Nr. 03/L-202 për konflikt administrativ ku thuhet se të drejtën për të nisur konfliktin administrativ e ka Avokati i Popullit, shoqatat dhe organizatat e tjera, të cilat veprojnë në mbrojtje të interesave publike. Përfshirja e Institucionit Tuaj në këtë proces kaq të rëndësishëm për Transmetuesin  Publik, roli i të cilit është i pazëvendësushëm për demokracinë  në vend, është më se e domosdoshme.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …