Edi Rama

Sipas barometrit të euronewsal, për politikanët në Shqipëri, më i pëlqyeri mes shqiptarëve është kryeministri Edi Rama (44,8%)

Sipas barometrit të euronewsal, mes figurave politike kryesore në Shqipëri, më i pëlqyeri mes shqiptarëve është kryeministri Edi Rama (44,8%). Pas tij, shqiptarët pëlqejnë më shumë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj (36,5%) dhe ish-kryeministrin Sali Berisha (27,2%). Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, sot gëzon pëlqyeshmëri më të lartë (17,5%) mes shqiptarëve krahasuar me ish-kryedemokratin, Lulzim Basha (8,5%). E fundit për nga pëlqyeshmëria mes qytetarëve renditet Monika Kryemadhi (4,5%). Votuesit e Partisë Demokratike në mënyrë dërrmuese (63,2%) kanë mendim pozitiv për ish-kryeministrin Berisha, kurse për ish-kryetarin Basha vetëm 15,4%. Gjetjet janë të barometrit kryer nga MBR dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Mars – 5 Prill me 1000 intervista ballë për ballë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …