BQK: Vlerat e aseteve pensionale arritën në 1.54 miliard euro

Sipas BQK-së, gjatë periudhës janar – qershor, shuma e dërgesave të diasporës në Kosovës ka arritur në 633 milion euro

Bankës Qendrore të Kosovës ka bërë të ditur se në pjesën e parë të këtij vitit, gjatë periudhës janar – qershor, shuma e dërgesave të diasporës në Kosovës ka arritur në 633 milion euro. Zyrtar të këtij institucioni janë cituar të kenë thënë se ka një rritje të ndjeshme të mjeteve të dërguara krahasuar me periudhën e njëjtë kohore me vitin paraprak. Derisa vitin e kaluar, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit janë dërguar 555 milion euro, këtë vit, për këtë periudhë kohore janë dërguar 633 milion euro, pra rreth 77 milion euro më shumë. Njohësi i fushës së ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka thënë se këto të dhëna tregojnë se diaspora po vazhdon të solidarizohet me Kosovën. Shtete nga të cilat diaspora ka dërguar më së shumti mjete janë Gjermania, e pasuar nga Zvicra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtete tjera perëndimore.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …