leoni

Sistemi imunitar zhvillon mbrojtje të organizmit pas sëmurjes me virusin korona

Sipas IKSHPK-së ka shkuar në 498 numri i përgjithshëm të viktimave si pasojë e virusit korona

Kosova po vazhdon të përballet rëndë me virusin korona. Që nga muaji mars kur edhe janë regjistruar rastet e para me koronavirus e deri më sot, në Kosovë janë 12 mijë e 981 të infektuar. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 141 raste të reja. Sipas IKSHPK-së, po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe gjashtë raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit, kështu duke e çuar në 498 numrin e përgjithshëm të viktimave kurse deri më tani janë shëruar 9 mijë e 85 pacientë nga kjo pandemi. Bazuar në këto të dhëna, në tërë Kosovën aktualisht janë edhe 3 mijë e 398 raste aktive me koronavirus. Vlen të theksohet se Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste me COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …