Shënojnë ngritje remitencat nga diaspora në pesë mujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020

Sipas Instituti Riinvest, në 10 vitet e fundit, remitencat kanë arritur vlerën mbi 7 miliardë euro

Dërgesat nga bashkatdhetarët sivjet kanë shënuar një trend rritës dhe pritet që deri në fund të vitit të arrijnë mbi 1 miliard euro. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në tre mujorin e parë të këtij viti remitencat kanë arrit shumën 250 milionë euro ose rreth 60 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përkundër krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19, remitencat më 2020 shënuan rritje 120 milionë më shumë se në vitin 2019. Ndërsa, sipas Instituti Riinvest, në 10 vitet e fundit, remitencat kanë arrit vlerën mbi 7 miliardë euro./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …