Sivjet ende nuk ka nisur subvencionimi dhe dhënia e granteve të përvitshme për fermerët në Kosovë

Sivjet ende nuk ka nisur subvencionimi dhe dhënia e granteve të përvitshme për fermerët në Kosovë

Përderisa në vitin e kaluar pati subvencionim të dyfishtë për fermerët, gjatë këtij viti ende nuk ka filluar subvencionimi dhe dhënia e granteve të përvitshme për fermerët. Ndërkohë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural thonë se janë në procedurë të zhvillimit të sistemit të ri për menaxhimin e granteve dhe subvencioneve. Gjithë kjo, sipas MBPZHR-së do të arrihet që të sigurojë transparencë dhe llogaridhënie të plotë për fermerët e vendit. Pas vërshimeve të fundit, në vend pati dëme të konsiderueshme edhe për fermerët. Mëgjithatë thuhet se raporti për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore janë miratuar vetëm për gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Vlerë e cila kapi atë të 1.3 milionë eurove që do t’i kompensonte dëmet e pjesshme të fermerëve.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …