Skënder Baca: Simptomat edhe trajtimi i virusit omikron përhapet shpejt, por trajtimi është më i lehtë dhe pa pasoja

Skënder Baca: Simptomat edhe trajtimi i virusit omikron përhapet shpejt, por trajtimi është më i lehtë dhe pa pasoja

Hulumtimet botërore tregojnë se varianti Omicron i coronavirusit përhapet më shpejt se ata pararendës. Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi së fundmi 15 milionë raste të reja me COVID-19 në një javë, një rritje prej 55 për qind nga shifrat e mëparshme. Edhe në Kosovë numri i rasteve të reja me coronavirus gjatë kësaj jave u rrit në mënyrë drastike, megjithatë numri i shtrimeve në spitale vazhdon të jetë u ulët. Pulmologu Skënder Baca thotë se varianti Omicron prek kryesisht traktin e sipërm respiratorë. Edhe simptomat edhe trajtimi është shumë më i lehtë. Infektimi dhe përhapja janë më të shpejtë, por trajtimi është më i lehtë. Pacientët po rikuperohen dhe rehabilitohen shumë më shpejtë se më parë”. Baca thotë se edhe nevoja për oksigjenoterapi me variantin Omicron është minimale. “Problemet në mushkëri janë shumë të rralla me variantin Omicron, dhe nëse ka të tilla kalohen shumë më lehtë”. Pulmologu thotë se janë rreth 20 pacientë me simptoma post-Covid që po trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë. Duke folur për rastet e riifektimit të pacientëve që e kanë kaluar më parë coronavirusin, Baca thotë se shumica e pacientëve që lajmërohen në klinikë e kalojnë shumë lehtë infektimin me variantin Omicron. Mjeku thotë se për dallim nga Omicroni, disa forma të gripit sezonal kanë prekur edhe mushkëritë e pacientëve. Ai thotë se personat e infektuar me coronavirus duhet të konsumojnë shumë më tepër vitaminë C se zakonisht, vitaminë D dhe zink

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …