Skënder Petro Nini Luarasi (19 janar 1900- 27 prill 1982)

Skënder Luarasi, i biri i Petro Nini Luarasit,  është njëri ndër shkrimtarët dhe veprimtarët më të shquar të kombit.  U lind në Luaras të Kolonjës,  më 19 janar 1900, vdiq më 27 prill 1982. Ka kryer arsimin fillor shqip në Korçë dhe në Negovan (1909-1911) dhe më pas studjoi në “Robert Kolegj”, në Stamboll gjatë viteve 1912-1913. Ka studiuara edhe në “Internacional Kolegj-Springfield Mass në ShBA, në vitet 1916-1920. Gjimnazin Klasik e ka mbaruar në Fraishtadt, Austri  gjatë viteve 1922-1926 dhe ka  diplomuar në Fakultetin e Filologjisë, Vjenë, Austri më 1930.

Skënder P. Luarasi e ka nisur aktivitetin letrar që në moshën 17-vjeçare. Brezi përparimtar i viteve 30-të e dallon si arsimtar, publicist, gazetar, përkthyes, dramaturg dhe si drejtues e bashkëpunëtor i disa organeve të shtypit përparimtar. Ai ka qenë editor-përgjegjës në revistat: Studenti ShBA, 1920, Djalëria, Austri, 1927-1928 dhe kryeredaktor i revistës Vullnetari i Lirisë Spanjë, 1937, organ i vullnetarëve shqiptarë në luftën antifashiste të Spanjës.

Mbas çlirimit të vendit, është nismëtar në themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe anëtar i Kryesisë deri në nëntor 1949, kur u përjashtua për disa vjet nga Lidhja për qëndrimin e tij antikonformist ndaj metodave e qëndrimeve jodemokratike që ndiqte Kryesisë e Lidhjes në fushën e letërsisë e të arteve e nënshtruar ndaj pushtetit. Deri në vitin 1992 veprimtaria e tij (monografi, publicistikë, drama, studime dhe kritikë letrare e historike) botohej pjesërisht (kryesisht përkthimet) dhe nuk analizohej nga pikëpamja shkencore.

Për veprimtarinë e tij të shquar patriotike- antifashiste-demokratike, edukative e letrare është nderuar me urdhrat e lartë : Urdhëri i Flamurit (1960) dhe Nderi i Kombit (1996).

Veprat letrare:

1.Isa Boletini, monografi

2.Ismail Qemali, monografi

3.Motrat Qiriazi, monografi

4.Kolonel Thomson

5.Petro N. Luarasi, jeta dhe vepra

6.Migjeni, jeta dhe vepra

7.Gjerasim Qiriazi, jeta dhe vepra

8.Sevasti Qiriazi, vepra

9.Në Brigadat internacionale

10.Agimi i Lirisë-dramë (e shfaqur me 1932)

11.Stuhi në prill-dramë (e shfaqur me 1971)

12.Fjala shqipe-publicistikë

13.Fjala e lirë shqipe (publicistikë e studime)

14.Kujtime historike

15.Kujtime autobiografike (Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar)

16.Tri jetë, Koloneli Tomson – Ismail Qemali – Isa Boletini

Kontrolloni gjithashtu

Marie Shllaku, (1922-1946) luftëtarja heroinë e bashkimit të trojeve në një Shqipëri Etnike

Marie Shllaku, (1922-1946) luftëtarja heroinë e bashkimit të trojeve në një Shqipëri Etnike

Pavarësisht Kanunit, fesë dhe traditës patriarkale, në shumë raste gjatë historisë, femra  shqiptare i ka …