kek
Airport Adem Jashari
MIT
Fillimi / Opinione / Skënder Sadri KAPITI: Shefi i NATO-s “sqaron” turkofobët shqiptarë
Skënder S. Kapiti

Skënder Sadri KAPITI: Shefi i NATO-s “sqaron” turkofobët shqiptarë

Në shumë media të mëdha lexova një lajm me titull: “Turqia ka rol kyç në sigurinë e Europës”. Duke u nisur nga përmbajtja e ketij lajmi konstatova se sa e drejte dhe se sa e dobishme dhe e rendesishme është për shqiptarët, për Shqipërinë dhe për Kosovën aleanca strategjike Shqipëri-Kosovë-Turqi, kur Turqia forcë e dytë e NATO-s qënka dhe paska rol kyç për sigurinë e Europës ku shtetet shqiptare synojnë që të integrohen.

Dhe këtë rol e thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg me 8 Nentor 2019

Pra kjo deklaratë e tij është në përputhje me realitetin europian , dhe jo i mendësive të kohës së Perandorisë Otomane kur Europa e konsideronte atë si kërcënim të saj ,por sot Turqia për Europën është faKtor kyc  për sigurinë e saj. Kjo do të thotë se nuk ka asnjë rrezik prej te ashtuquaturit neootomanizëm , sepse vetë Turqia është ndarë nga ai , dhe Turqia është Republikë.

Rreziku neootoman ekziston vetëm në fantazinë e turkofobisë serbe, greke e të fanatizmit kristian, te intelektualizmi ateist dhe sllavo-bizantin; ai ekziston te mendimi i prapambetur  europian i shekullit të 19-të të cilëve nuk u pëlqen një Turqi e fortë ekonomikish, politikisht dhe ushtarakisht. Por kur Europa dhe perendimi kërcënoheshin nga rreziku i madh i Bashkimit Sovjetik ai e antarësoi në NATO Turqinë, për t’i bërë ballë atij kërcënimi, ashtu sikurse edhe sot qe Turqia është në ballë të frontit kundër terrorizmit që vjen nga Lindja e Mesme për shkak të konflikteve civile dhe të paqëndrueshmërisë atje.

Dhe ky fakt ua gris maskën mashtruese turkofobeve pseudopatriotëve eurointegralistë  si atyre të Shqipërisë dhe turkofobëve dhe ca  turkofobicave në Kosovë.Pra kjo do të thotë se përderisa Turqia paska rol kyç në sigurinë e Europës, atëhere Turqia është vënd demokratik pasi BE është po e tillë demokratike, ku shqiptarët kanë dëshirë që të integrohen në familjen e madhe europiane, në BE, pikërisht aty ku Turqia pra na paska rol kyç në sigurinë e saj e që turkofobët shqiptarë nuk na e “paskëshin ditur” me demek.

Këta turkofobë nën maskën e pseudopatriotizmin dhe të “ardhjes keq” gjoja për standardet demokratike në Turqi fshehin urrejtjen që ata kanë për Islamin dhe për muslimanizmin shqiptar, dhe që me turkofobizmin e verbër të tyre kanë si qëllim që t’i shërbejë përçarjes së marrëdhënieve të mira shqiptaro-turke. Dhe e gjitha kjo strategji e tyre  e mbuluar me shpifje, trillime dhe me hipokrizira a nuk është në përputhje me qëllimin që kanë armiqtë e Shqipërisë dhe të shqiptareve në Ballkan , në përputhje me atë se janë po armiqt e shqiptarëve ata të cilët luten dhe duan një Turqi të dobët, të rrënuar, në konflikt me BE-në dhe mundësisht edhe që të jetë jashtë NATO-s. Këta janë Serbia, Greqia dhe Rusia por edhe tukofobet mercenare te tyre. Nuk po zgjatem shumë por po citoj edhe atë se çfarë theksoi Shefi i NATOs Stoltenberg se:

“Duhet ta pranojmë se Turqia është nje aleat i rëndësishëm.Turqia ka ofruar kontribut në mënyrë të vendosur kundër ISIS-it dhe në rrëzimin fizik të kalifatit në fjalë.Ajo ka pranuar 3.6 milion sirianë dhe asnjë vënd i NATO-s nuk ka përjetuar sulme aq sa Turqia”.

 Dhe do të ishin keto mjaftueshem për t’i sqaruar tukofobët e verbër se Turqia qënka shtet demokratik dhe human , pasi pret miliona refugjatë; është shtet demokratik i cili lufton dhe është në ballë të luftës kundër terrorizmit global , është shtet demokratik sepse ka rol kyç në sigurinë e Europës demokratike; dhe tjetra është shteti i cili është sulmuar dhe e ka paguar më shumë se çdo vënd i NATO-s pasojat e luftës në Siri.

Këta turkofobë fletushkash janë hipokritë por edhe frikacakë dhe njëkohësisht edhe servilë, pasi le ta kundërshtojnë këtë se çfarë deklaroi  Shefi i Aleancës më të fuqishme botërore të NATO-s për Turqinë, e cila ka kontributin e madh, pasi  që Turqia pas SHBA-ve në NATO ishte dhe faktor kryesor në misionin e madh për çlirimin e Kosovës dhe të njohjes së Pavarësisë së saj. Dhe është po Turqia dhe President Erdogan ata të cilët e kanë përcaktuar  dhe vleresuar Shqipërinë dhe shqiptarët si faktor kyç në Ballkan. Prandaj mjaft më me turkofobizëm injorant dhe mercenar serbo-grekofil.

Shqiptarët e dinë se kërcënim për Shqipërinë e Kosovën janë Serbia e Greqia, aleanca strategjike e tyre që është aleancë antishqiptare, por dhe që dihet se Serbia është aleate strategjike edhe me Rusinë e Kinën ,por edhe Greqia është aleate e fshehtë e Rusië pavarësisht se është në NATO. Antishqiptarizmin e vet Greqia e ka treguar edhe gjatë luftës në Kosovë ku ajo refuzoi pjesmarrjen e saj , nuk vuri në dispozicion të NATO-s aeroportet e saj , por nga Greqia edhe shkuan vullnetarë në mbështetje të okupatorit serb , pati edhe protesta anti NATO , edhe sot ishregjimin e Milloshevicit e quajnë viktimë , dhe që akoma Greqia as nuk e ka njohur   Pavarësinë e Kosovës. Këtyre realiteteve nuk mund t’u përgjigjen turkofobët, dhe atyre këtë sqarim ua dhe edhe vetë shefi I NATO-s për rolin kyç të Turqisë për sigurinë e Europës.

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: A ka ilaç budallallëku?!

Në prani të shumë burrave, ku ishte i pranishëm edhe një psikiatër, u mor biseda ...