Skenderaj, ka filluar shënimin e Epopesë së UÇK-së

Me organizimin e parakalimit të automjeteve të më shumë se 150 të tilla nga autoklubet e shumë qyteteve të Kosovës, në itinerarin Skenderaj – Kompleksi Përkujtimor “Adem Jashari” – Bjeshka e Moknës – Skenderaj, ka filluar shënimi i Epopesë së UÇK-së, në nderim të sakrificës së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, në kujtim të 25 vjetorit të luftës së Jasharëve me 5, 6 dhe 7 mars 1998. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Alban Berisha dhe qindra pjesëmarrës tjerë. Kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku i kanë falënderuar pjesëmarrësit e këtij aktiviteti, ndërsa e kanë lartësuar figurën e Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së. Lavdi heroizmit të Adem Jasharit dhe familjes së tij!

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …