Vazhdojnë protestat antishqiptare në Maqedoni të përkrahura nga VMRO-DPMNE

Sllavomaqedonët protestojnë kundër Talat Xhaferit në postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë

Në Maqedoni janë mbajtur edhe sonte protestat, kundër kandidatit shqiptar të propozuar për kryeparlamentar, Talat Xhaferi dhe kundër platformës shqiptare, të organizuara nga Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”. Si zakonisht, protestuesit u tubuan para Qeverisë për të vazhduar drejt Kuvendit të Maqedonisë, ku organizatorët në adresimet e tyre porositën se nuk do të pranojnë kryeparlamentar, nëse i njëjti nuk e refuzon platformën shqiptare. Një ndër kërkesat kyçe të protestuesve është edhe refuzimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë, sepse sipas tyre, përdorimi i gjuhës shqipe në mbarë territorin do ta çojë vendin drejt ridefinimit.  Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” paralajmëroi se do të vazhdojnë të protestojnë çdo ditë, deri sa të merren parasysh kërkesat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …