Covid

Sllovenia refuzon testet PCR të Kosovës për shkak se nuk është pjesë e Shengenit, por kjo nuk e pengon në shitjen e prodhimeve

Nuk është shumë e largët koha kur autoritetet e Lubjanës zyrtare kishin ndaluar dhe i kishin mbajtur në arrest autoritetet e Shtetit të Kosovës, sipas kërkesave të Serbisë, pa marrë parasysh se ky shtet sllav i Ballkanit ka depërtuar në tregun e Kosovës përplot 60 vjet, e sidomos pas çlirimit të vendit tonë nga kolonializmi serb.

Kishte mjaftuar një demonstratë në Prishtinë, me rastin e arrestimit të ish kryeministri Agim Çeku në tetor të viti 2003 dhe paralajmërimi për mos blerjen e produkteve nga ky shtet dhe Lubjana përnjëherë e kishte liruar Agim çekun, ndërsa Fatmir Limajn, e kishte përcjellë me polici për  në Hagë.

Ky shtet dikur kishte simpatinë e shqiptarëve, meqë atje punonin punë të ndryshme fizike dhe nuk keqtrajtoheshin si në Serbi, por shfrytëzoheshin në të gjitha segmentet dhe jo rrallëherë edhe dëboheshin në drejtim të Serbisë.

Sllovenia e ka njohur shtetin e Kosovës, por para dhe gjatë luftës nuk e ka dënuar gjenocidin serb mbi popullatën shqiptare.

Ndërkohë ambasada e Kosovës në Lubjanë, ka bërë të ditur për ndryshimin e kufizimeve në Slloveni si pasojë e pandemisë. Në një njoftim në rrjetin social thuhet se personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova do t’iu kërkohet të hyjnë 10 ditë në karantinë, pasi që nuk pranohen testet PCR nga vendet që nuk janë pjesë e Shëngenit. Të gjitha informacionet lidhur me rregullat e reja të udhëtimit në Slloveni, kalimit transit ose rrugëtimit nga Sllovenia drejt Kosovës,  si dhe informatat e tjera të domosdoshme mund të gjenden në faqen zyrtare të Qeverisë së Sllovenisë.

Sllovenia fajëson Kosovën pse nuk është pjesë e të ashtuquajturit Shengen, edhe pse e di fare mirë shkakun, por kështu i konvenon, ndërsa kur është në pyetje tregu i Kosovës, të cilën ajo e mbulon me prodhimet e veta duke i shkelur prodhuesit vendorë, nuk kërkon nga Kosova që të jetë pjesë e Shëngenit as e BE-së.

Të presin se si do të reagojë Qeveria Kurti e cila ka paralajmëruar reciprocitet tregtar mbi parime të barazisë, por që reciprociteti, nëse ka gjasa rivendoset të mos aplikohet  vetëm për Serbinë, por edhe për shtetet si Sllovenia e cila mbulon tregun e Kosovës me prodhime të shtrenjta dhe shkel prodhuesit vendorë, ndërsa kur janë në pyetje qytetarët e vendit tonë sikur është rasti me pandeminë, i përkujton Kosovës dhe qytetarëve tanë se ata  nuk qenkan pjesë e Shengenit dhe e BE-së, andaj edhe refuzohen  testet e institucioneve tona shëndetësore, duke i detyruar qytetarët tanë të karantinohen.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin …