Ismail Kurteshi

Ismajl Kurteshi: Qeveritarët tanë kanë hyrë në negociata me Serbinë pa status të përcaktuar të Kosovës

Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, ku po debatohet për arrestimin e Haradinajt në Francë, ka thënë se arrestimi është rezultat i negociatave të pafavorshme që po zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë. “Me Serbinë dhe me çdo shtet tjetër duhet të caktohen parimet. Dhe mungesa e tyre sjell fituesin dhe humbësin siç po ndodh me këto bisedime”, tha Kurteshi. Ai tha se bisedimet kanë filluar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe, edhe pse shtetësia e Kosovës është njohur nga mbi 110 shtete demokratike në botë, qeveritarët kanë hyrë në negociata me Serbinë pa status të përcaktuar të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës parashikon rritje ekonomike 10 përqind, por këtë ekonomistët shprehen skeptik

Rriten investimet kosovare në Shqipëri, sinjal alarmi për klimën e biznesit në Kosovë

Sipas të dhënave të fundit të Banka e Shqipërisë, investimet nga Kosova drejt Shqipëria kanë …