Smajl Latifi

Smajl Latifi: Adem Demaçi një jetë të tërë e vuri në shërbim të atdheut

Në katër-vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Adem Demaçi, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se Demaçi një jetë të tërë e vuri në shërbim të atdheut. Ai ka theksuar se Adem Demaçi jeton në shpirtin e secilit liridashës dhe në kujtesën e shqiptarëve. “Një jetë të tërë e vuri në shërbim të atdheut, të cilit i qëndroi besnik dhe mbeti shembull i papërsëritshëm në Evropë e më gjerë. Adem Demaçi jeton në shpirtin e secilit liridashës dhe në kujtesën e shqiptarëve për mënyrën se si luftoi, qëndroi dhe përballoi me kurajon e një burri të rrallë, për 28 vjet nëpër burgjet serbo-jugosllave, pa u thyer e penduar asnjëherë, përkundër vuajtjeve dhe mundimeve që i përjetoi. Në historinë tonë, baca Adem mbetet luftëtar frymëzues, një pishtar i pashuar që ndriçon rrugën e lirisë, jo vetëm për bashkëkombësit e tij, por dhe për popujt që vuajnë e duan të çlirohen nga zgjedha e robërisë. Brez pas brezi do të jetojë kujtimi i veprës atdhetare të këtij biri të madh të popullit shqiptar. Baca Adem, trupin tënd e ruan toka jonë e përgjakur, kurse vepra jote është përmendore e skalitur në mendjet dhe zemrat tona. Baca Adem, nderime dhe lavdi përjetësisht!”, ka shkruar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Lushaku-Sadriu: Kosova ndodhet në një periudhë historike, vendi duhet t’i ketë institucionet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se Kosova ndodhet në një …