Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Porosi dhe kurrë, „blasfemi“!

Porosi dhe kritika për krerët e shtetit ç’doherë, mirëpo „blasfemi“, asnjëher.

Dy krerët e shtetit Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, janë udhëheqës dhe përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe nuk janë, hyjnor.

Kuptimi i përfaqësimit dhe udhëheqjes të një institucioni kryesor të Republikës është; të menduarit për të ardhmen e vendit dhe jo për zgjedhjet e ardhshme.

Arsyetimet e kota për qeveritë e kaluara, nuk i sjellin asgjë as qytetarëve dhe as vendit, madje kjo është edhe arsyeja kryesore, pse qytetarët i‘u votuan dhe ju; zgjedhjet i fituat.

T‘gjithë qytetarët e dinë se ç’farë ka ndodhė dhe ç‘ka është punuar për 20 vjet, thuajse ç‘do ditë po shohim dhe dëgjojmë edhe për pasurimin dhe jo ndryshimin nga ata, t‘cilët me votë u ndëshkuan!

Ç’doherë, sipas deklarimit të pasurisë edhe Presidentja e vendit, nuk qëndron keq me disa shtëpi dhe banesa.

Fjala „blasfemi“ dhe kuptimi i saj!

Blasfemi është; fyerje, shfaqje e përbuzjes, mungesa e nderimit të hyjnisë, personave dhe gjërave të shenjta fetare apo të pacenueshme. Madje disa fe e konsiderojnë blasfeminë, s’i një krim fetar.

Urën e bashkëpunimit në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shqiptarëve, nga t‘gjitha trojet e tyre e ndërtuan pinjollët e vërtet patriot, qysh nga viti 1900!

Shoqata e parë shqiptare e krijuar në New York të Amerikës më 1 janar të vitit 1906 ishte:

„Malli i Mëmëdheut“!

Pjesë e themelimit të Shoqatës, ishin patriotët: Mina Grameno, Petro Nini Luarasi dhe shumë të tjerë…..

Shoqata krijoi dhe statutin e saj e cila u bë shembull për t’gjithë, shqiptarët e qyteteve të tjera në SHBA-ës.

Vazhdimësi e forcimit të raporteve dhe bashkëpunimit të ngushtë ishte edhe Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili shpeshherë apo thuajse ç’doherë në fjalorin e tij, përdorte një fjali të shkurtër po shumë domethënëse.

„Miqësi të Përjetshme me SHBA-ës“!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …