Smajl Latifi: Janarët e përflakur, janë gjurmë të përpjekjeve titanike për luftërat çlirimtare

Së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë, miq dhe qytetarë liridashës, sot, në 34-vjetorin e përjetësimit, nderuam kujtimin për heronjtë: Nesimi Elshani nga Nagaci, Agron Fetahu nga Celina, Halim Hoti nga Krusha e Madhe dhe Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël. Janarët e përflakur, janë gjurmë të përpjekjeve titanike për luftërat çlirimtare, prandaj nderimi e respekti për ata që qëndruan dhe u flijuan, është dhe do të jetë i përjetshëm.

I lavdishëm ishte dhe mbetet misioni dhe ideali i tyre!

Qoftë i paharruar 27 janari i vitit 1990!

Lavdi dhe nderime për jetë e mot, gjakut të derdhur për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …