Sot në orën 14:00 në Sallën e Kulturës të Komunës së Shtimes, u shfaq premiera e dokumentarit: Ramadan Jetullah Musliu

Sot në orën 14:00 në Sallën e Kulturës të Komunës së Shtimes, u shfaq premiera e dokumentarit: Ramadan Jetullah Musliu

Zbulimi i një pjese të dosjes së Ramadan Jetullah Musliut nga fshati  Reçak i Shtimes, të cilin e kishte përcjellë dhe e kishte vëzhguar  gjatë qëndrimit në burg,  oficeri i Shërbimit të Shtetit jugosllav Drago Boshkoviq, vë në pah disa rrëfime e komente  shumë me rëndësi  të jetës dhe sjelljeve të tij, në hetuesi dhe në burg. Boshkoviq  kishte  hartuar një dosje të shkurtë, por të pasur me  mjaft të dhëna, sidomos të qëndrimit të pathyeshëm e burrëror të të burgosurit politik, Ramadan Jetullah Musliut, të cilin e përshkruan si një kryengritës të patundur në mendimet, qëndrimet  dhe veprimet e tij. Mbi këtë  dokument  të zbuluar vonë nga familja, si dhe fakte e dëshmi të tjera të familjarëve, të afërmve e të njohurve  është realizuar filmi dokumentar për atdhetarin, Ramadan Jetullah Musliu nga fshati Reçak i komunës së Shtimes,  Autori i filmit,  Ahmet Qeriqi, realizoi TV-Dielli.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme me të dhëna të ndryshme për natalitetin në vendin tonë

Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme me të dhëna të …