Me sukses u përmbyll edicioni i parë i turneut tradicional “RATKOCI NDERON DËSHMORËT”, me pjesëmarrjen e 64 ekipeve nga mbarë Kosova.
Finalja e sontme, pas 30 minutave të rregullta që përfunduan pa gola, 0:0, u vendos nga penalltitë, ku FC “DOLLARI” triumfoi 5:4 ndaj ekipit “KATËR DËSHMORËT”, në një përballje të fortë dhe emocionuese para një publiku të shumtë në numër.
Atmosferës së kësaj nate i dhanë vlerë të veçantë interpretimet e Shaqir Cërvadikut, ikonës së këngës popullore shqiptare, vallet e ansamblit “Jehona e Dukagjinit”, ndërsa emocionet e finales u përcollën me profesionalizëm nga komentatori Arlind Sadiku.
Mirënjohje dhe falënderim për vullnetarët, policinë, punëtorët shëndetësorë, zjarrfikësit dhe për publikun e mrekullueshëm si dhe mirënjohje dhe falënderime për donatorët që mbështetën fort këtë turne!
Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë sponsorët që mbështetën këtë turne!
Urime fituesve, organizatorëve dhe të gjithë pjesëmarrësve!
Ky është vetëm fillimi i një tradite që meriton të rritet e të jetojë gjatë
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
