Sot ambientet e Radios Kosova e Lirë, ishin shumë të ngushta për të pritur vizitorët e shumtë nga të gjitha anët e vendit

Sot ambientet e Radios Kosova e Lirë, ishin shumë të ngushta për të pritur vizitorët e shumtë, luftëtarët e lirisë, dëgjuesit e Radios e shfletuesit e faqes në internet, miqtë e dashamirët nga tërë vendi.

Prej orës 10.00 të mëngjesit e deri në orën 18.00  qindra vizitorë kishin ardhur për të uruar 21-vjetorin e fillimit të transmetimit të Radios-Kosova e Lirë.

Ata uronin këtë ditë me rëndësi për luftën e UÇK-së dhe mbarë popullit shqiptar, me shpresë e besim se ky zë nuk do të shuhet kurrë  dhe do të vazhdojë po të njëjtën përmbajtje kombëtare, ashtu sikur deri tani.

Për veç familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës, kishin ardhur për urime edhe luftëtare e luftëtarë të tri luftërave tona çlirimtare, veteranë të Lëvizjes Kombëtare,  pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës, shkrimtare e shkrimtarë,  poetë e poetesha,  studiues e krijues, bashkëpunëtorët shumëvjeçarë të Radios, dëgjues të apasionuar, pensionistë e veteranë të arsimit, këngëtarë e rapsodë, gazetarë e reporterë, anëtarë të stafit gjatë luftës, reporterë të luftës, gazetarë e redaktorë të Kosovapressit  dhe miq e dashamirë të Radios.

Në bisedat e tyre, të gjithë vizitorët i kanë dhënë mbështetje të fuqishme përmbajtjeve programore të Radios, ruajtjes së vlerave të luftës, emisioneve për dëshmorët e kombit, për personalitetet historike, për karakterin militant të ruajtjes dhe restaurimit të vlerave kombëtare.

Drejtoria e Radios-Kosova e lirë, të gjithë vizitorëve u ka dhuruar nga një kalendar të vitit 2020 dhe libra të autorëve të ndryshëm.

Gepostet von Radio Kosova e Lire am Samstag, 4. Januar 2020

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …