Remzi Hasani

Lëvizja popullore shqiptare për kultivimin e veprimtarisë revolucionare të Enver Hoxhës, uron Radion-Kosova e Lirë

Mesazh urimi për Radion-Kosova e Lirë!

Shumë e respektuar redaksi e Radios-Kosova e Lirë, me rastin e 21 vjetorit të themelimit të zërit radiofonik të luftës çlirimtare në Kosovë, në emrin tim dhe të LPSH-KVE-së ju lutem i pranoni urimet tona për këtë ngjarje të shënuar në historinë epokale të popullit tonë. Radio Kosova e lirë, në rrethanat kur të tjerët ngjarjet dhe të rënët në luftën çlirimtare i quanin grupet të frustruara të Serbisë, Radio Kosova e lirë qe i vetmi flakadan lirie që foli e frymoi shqip nga froni i luftës. Në rrethanat e reja të pasluftës kur edhe sot plot media në Kosovën e lirë akoma frymëzojnë në frymën e Tanjugut dhe pa turp janë vënë në shërbim të pushtimit, uroj që stafi juaj edhe më tej të ketë qëndresën, vullnetin dhe vigjilencën për të pasqyruar vetëm të vërtetën për shqiptarët dhe Kosovën. Edhe sot si në luftë është e qartë se për të mbijetuar nuk e keni aspak më të lehtë sepse nuk mungojnë sulmet nga të gjitha anët mandej duke ju cilësuar si radio terroriste – një diskurs ky i dikurshëm i aparaturës së Milosheviqit por që sot paturpshëm bëhet nga këlyshët e tij të mbetura si kërmat në Kosovë. Urime e gëzuar ditëlindja me bindjen se veprat epokale gjithmonë krijohen dhe mbrohen në beteja e jo në kolltuqe.

Me shumë respekt në emër të LPSH-KVE-së.  Kryetari: Remzi Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Me zemrën zjarr e me pushkë në dorë, Agroni nuk u ndal asnjëherë për çlirimin dhe të drejtat e popullit tonë të robëruar

Komandanti Agron Rrahmani – Naseri, Heroi i Kosovës dhe i tërë kombit tonë, mbetet pishtar …