Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Ju që keni qëndruar vertikalisht gjatë dhe pas luftës, tani jeni të nderuar para popullit

E nderuar Drejtori e Radios Kosova e Lirë!

Pranoni përshëndetjen time që po e nxjerrë thellë nga brendësia e zemrës dhe shpirtit. Është kjo kënaqësi e imja për këtë Urim, sepse Radio Kosova e Lirë me të drejtë mund të themi: “Zëri i Lirisë”.

Ju keni qëndruar vertikalisht gjatë luftës, tani jeni të nderuar para popullit. Rrugëtimi i juaji nuk ishte aspak i lehtë. Natyrisht Familja Jashari është e shenjtë, por edhe familja e juaj e tëra e gazetarëve dhe teknikëve të luftës,  ishte rreshtuar për krah UÇK.

Ju, me stafin e Radios Kosova e Lirë përballuat çdo lloj sulmi të Sërbisë, me granatime si nga ajri ashtu nga toka. Heroizëm që rrallë kush mund ta bëjë.

Nesër, Ju keni arsye që të festoni, sepse ashtu si keni kontribuar në luftë, tani po kontriboni në Paqe, me cilësitë më të larta Kombëtare Shqipëtare. Unë në pa mundësi që të jem aty, sepse gurbeti jo rrallë mbyllë rrugë, dhe jeta shpeshë herë të çon edhe atje ku nuk dëshiron, kjo më ndodhi mua që kurrë nuk e kam dashur. Ju dëshiroj Rrugëtim të mbarë pa fund.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …