MSc. Astrit M. Dervishaj: NJËZETË VJET ZËRI I LIRISË

Astrit M. Dervishaj: NJËZETË E NJË VJET KOSOVA E LIRË

Urime njëzetë e një vjetori

O zëri i luftës dhe lirisë

Dikur mes flakësh u shfaqe

I dhe zemër e moral ushtrisë

 

Në malet e Berishës dikur

Ju flet Kosova e Lirë jehonte

Ky zë ishte oguri më i mirë

Se dita e lirisë po afronte

 

Radio e luftës dhe e paqes

Zëri i ngrohtë në male me borë

Zëri emblemat ik i luftës çlirimtare

Që përkujton trima e dëshmorë

 

Zë i të së vërtetës n ‘luftë e n ‘paqe

Zëri i bashkimit të trojeve etnike

Sikur feniksi lindi në flakën e lirisë

Zë i pashterur n ‘kohë lufte e sakrifice

 

Përjetë mbeti zë i atdhedashurisë

Zë i luftës, i lirisë, i paqes e çlirimit

Njëzetë e një vite jetë i mbushi sot

Përgjithmonë do jetë zë i bashkimit

 

Radio unike ndër vite ka mbetur

Zë autentik, zë drite në errësirë

Ky zë do të jetoj me shekuj

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …