RKL

Urimet drejtuar Radios-Kosova e Lirë, në 21-vjetorin e fillimit të transmetimit

Bekim Hamëz Jashari: Në 21 vjetorin e “Radio Kosova e Lirë” dhe “KosovaPress”, kujtojmë e nderojmë punën shembullore, kontributin e jashtëzakonshëm të kësaj radio e agjencie në forcimin e ndjenjës kombëtare, mobilizimin e popullit tonë për Liri e Pavarësi. Zëri i lirisë i kësaj radio nga Malet e Berishës, ngjalli shpresën e rriti radhët e UÇK-së në luftën tonë çlirimtare. Radio “Kosova e Lirë” e themeluesit e saj mbetën pjesë e çmueshme e historisë së lavdishme që duhet ruajtur e promovuar përjetë, brez pas brezi.

Maki Beqiri Asllani: Ndoshta çdo NGJARJE tjetër m’osht arkivua në kujtime dhe i shpalos veç kur kom tepër nevojë me e rijetua realitetin e Dhimbjes krenare…, përveç 4 Janarit 1999 ku vet’ shpërthejnë aq shumë kujtime e njëra ndër to është edhe lutja e së ndjerës Nonë : “Hajde bre djali’em ta ngojmë çka po thonë lajmet e luftës për ata djel maleve e për kit popull që s’na lanë kund derë Shkiet”…

RKL – LINDE SI NJË DIELL PËR MOS T’U SHUAR KURRË!

Para Juve si një gurë me mbetet fjala ne shpirte. Shpirtit i mungon alfabeti e mua me mundon ajo qe se thash kurrë  për  Ju .As kurrë s’do mund t’ua them.

*Digjeni veten qe t na ndrini neve*.

Përqafime e urata pafund, falënderime te thukëta me gjak zemre për Ju

 

Mrika Trumshi: Gëzuar Ditëlindjen Radio Kosova e Lire !! Me shekuj jetofsh e ligjërofsh duke vazhduar përherë e me tej misionin tan fisnik ! !!Shume urime !!

 

Nexhmi Lajci: HEU “KOSOVA E LIRË” KURRË MOS TU NALT ZANI, PO ÇPO NA E NDREQ DITËN – ZANI I LIRISË, SHPIRTI I DËSHMORËVE, RADIO E GJITHË SHQIPTARISË

Hajrush Kurtaj: Urime 21 Vjetori i Radios Kosova e Lirë. Përgëzimet më të sinqerta dhe kuptimplota. Gjatë luftës kumbueshëm jehoi zëri Juaj i Lirisë. Edhe sot e asaj dite po kryeni misionin e Juaj Kombëtar! Ne, bashkëluftëtarët, jo vetëm gjatë luftës por edhe sot jemi tok, gjë që do të jemi gjithmonë së bashku. Gëzuar! Radio Kosova jonë, krenaria jonë Kombëtare!

Ramadan Pllana: Ju lumtë RKL! Respekt të thella për punën tuaj me vlera të mrekullueshme kombëtare! Lavdi UÇK-së dhe dëshmorëve të kombit!

 Bedri Tahiri: NJË PËRVJETOR I MADH Sot, në 21-Vjetorin e Radios Kosova e Lirë, me tim bir, Dritonin dhe dhëndrin, Shpejtimin, vizituam atë shtëpi të ngrohtë atdhetare, ku na u bë një pritje bujare nga drejtori i saj, i palodhuri z. Ahmet Qeriqi dhe gjithë stafi realizues.  Kjo Radio, me një histori aq të lavdishme e krenare, meriton një përkrahje edhe më të madhe nga shteti e nga shoqëria. Respekt për dje e për sot! Dje, i dha zemër e shpirt luftës sonë çlirimtare, sot po i përjetëson vlerat e asaj lufte, duke reflektuar atdhetarizëm për brezat e ardhmërisë.

Urime e suksese Kosova e Lirë!

Teuta Rexhepi Reçica: Sot, Radio-Kosova e Lirë organizoi pritje tradicionale, për vizitorë me rastin e 21- vjetorin e themelimit të saj.

Radioja që në kohën e luftës, ishte zëri i vetëm, nga I cili mund të kuptonim çfarë po ndodhte në vendin tonë të mjegulluar nga tymi.

Në atë kohë kur pos granatimeve, rafalëve të automatikëve, zhurmës tmerruese të tankeve armike që lëviznin andej-këndej dhe mbillnin trishtim dhe ankth në popullatë, zë tjetër nuk dëgjohej pos Zërit të Radio-Kosovës së Lirë.

I vetmi zë, rreth të cilin strukej dhe bëhej sy e veshë i gjithë populli, që ta kuptonte të vërtetën e zhvillimeve të fundit drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes.

Ky zë që shpesh na mbushte vajë e trishtim nga krimet e barbarëve serbë, por, shpesh na bënte krenarë me betejat e luftëtarëve të lirisë, të cilët luftonin si luanë dhe i tregonin armikut se ky vend është I shqipeve të maleve.

Ky zë na jepte shpresë se liria është afër dhe asgjë nuk mund ta ndalë lirinë e ëndërruar nëpër shekuj.

Ky zë edhe sot është jehonë e zërit të luftëtarëve të lirisë, dëshmorëve, martirëve të lirisë.

Radio-Kosova e Lirë, nuk e lenë të venitet zëri i vlerave kombëtare në këtë kohë kur çmohen antivlerat.

Afrim Berisha: Sot me 4 janar shënohet përvjetori i fillimit të transmetimeve të Radios “Kosova e Lirë”. Me këtë rast shpreh respektin dhe nderimin për të gjithë ata që dhanë kontributin në ngritjen, funksionalizimin dhe mbrojtjen e kësaj radio dhe të gjithë ata që mbajtën gjallë punën e këtij medium deri në ditët e sotme. Pata kënaqësinë që edhe unë të jem pjesë e stafit të kësaj radio për disa vite. Nga ajo kohë po ndajë me ju një foto që mban datën 10 shkurt 2002, gjatë një interviste me Albin Kurtin, atëkohë i sapo liruar nga burgjet serbe.

Dardan Krasniqi: Zëri dhe motivi i Luftës Çlirimtare – zëri që nuk u përulë karshi ndryshimeve por qëndroi stoik duke treguar historinë dhe lavdinë e UÇK-së, luftëtarëve të saj dhe Dëshmorëve të Kombit. Ju fletë Kosova e Lirë

Jeton Kotlina Kuçi: Urime… 21 vjetori i zërit të lirisë , shëndet dhe jetëgjatësi stafit të Radio Kosova e Lirë.

Naim Ymeri: 21 vite më parë kumboi zëri nga malet e Berishës:

-Ju flet Kosova e lirë…

Ishte një rreze dielli që paralajmëronte Lirinë.

Respekt për stafin në krye me atdhetarin, Ahmet Qeriqi.

Agnesa A. Shamolli Urime Arbana ty dhe gjithë stafit tuaj te Radios Kosova e Lire, zëri juaj jehoftë gjithmonë edhe ne paqe e liri aq sa te kemi jete.

Selvete Grajqevci-Pllana: Urime 21 vjetori i Radios Kosova e Lirë, pune te mbarë e suksese !

 

Remzi Jashari:  Epoke ne vete e luftës se UÇK-së ishte edhe fillimi i punës se Radios „ Kosova e Lirë“. Ju lumtë për këmbënguljen dhe sukseset e arritura. Pune te mbare edhe me tutje e Ju priftë e mbara

Skënder Bajrami: Urime përvjetori 21 suksese me tutje respekt për punën tuaj te palodhshme.

Çerkin Dukolli: Urime 21 vjetori RKL. Suksese të mëtejme!

 Ali Gashi: Urime Radio e luftës, radio kombëtare, URIME RESPEKT!

Rasim Rexhepi: Urime dhe suksese për Zërin e Shpresës se popullit ne Luftën për Liri

Kosova e Lirë!

Pren Marashi: 21 vjet nga themelimi ,për 21 vjet, të pa lodhshëm ,janë zëri i çdo luftëtari dhe atdhetari, janë Zëri i Kushtrimit dhe Lirisë, janë, Radio Kosova e Lirë.

Fatma Berisha: Urime ky përvjetor

Edhe tjerët ardhshin mirë e mbarë

Zëri më real dhe meritor

Është simbol i kombit shqiptarë!

Ajshe Sejfia Avdiu: Urime e ju prift e mbara

 

Ali Gashi: 21 vite më parë gjatë luftës u aktivizua RADIO KOSOVA E LIRË, ishte emocionuese kur degjohej zëri JU FLET KOSOVA E LIRË, ishte emocionuese sepse pas shumë kohe okupimi nisi të funksionon nje Radio qe fliste shqip, kjo ishte Radio Kosova e lirë e UÇK-së!
Zërin e Radios nuk mundi t’a ndaloj armiku shekullor, serbia nuk mundi të hy me forca toksore dhe nga terbimi perdori avionat luftarak dhe bombarduan Radion e luftës, por prap nuk munden t’a ndalojn Radion kombëtare të luftës çlirimtare.

 

Krenare Nuhiu: 21 Vjetori i Radios Kosova e Lire Suksese paq gjithmonë Radio ime e Zemrës paqmi gjithmonë zërin tënd të ëmbël e punën e pa lodhshme të babit ( vjehrrit )dhe gjithë stafit urime të gjithëve.

Kismete Maznikolli: Paqi shëndetin dhe suksesin e pa ndaleshim…zëri juaj do jehojë me shekuj.. Respekt i veçantë ndaj jush dhe veprës suaj.

Sylejman Krasniqi: Urime dhe suksese. Si gjithmonë vetëm vertikalisht.

Ilir Dugolli: Urime, urime. Punë të mbarë dhe suksese. Në fillim radio e zërit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani Radio e informimit të drejtë, argëtimit dhe promovimit të vlerave kombëtarë. Gjithmonë zëri i saj !

Milaim Mezini: Gëzuar ditëlindjen RKL. Suksese në vazhdimësi

Sadat Gashi:  RADIO KOSOVA E LIRË ISHTE ZËRI I ËMBËL DHE SHPRESË DHËNËS I LIRISË SË NJË PJESE TE SHQIPËRISË NATYRALE E ETNIKE PRA E LIRISË SË KOSOVËS. ME RESPEKT E SUKSESE TE MËTEJME

Manushe Ramosaj: Urime! Punë të mbarë e suksese të mëtutjeshme!

Vezire Bajrami Qeriqi: Urime 21 vjetori i Radios Kosova e Lire.

 

Rrahim Bekteshi: 21 VITE NGA ZËRI LIRISË RADIOS KOSOVA E LIRË

Radio Kosova e Lirë ishte zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
zëri i shpresës, lirisë së popullit të përvuajtur….Zëri qe kërkonte lirinë ashtu sikurse luftëtarët e lirisë. Edhe sot pas lufte valët e këtij radio stacioni më ngjallin shumë emocione por të njëjtë kohë edhe krenarinë….!

Haxhere Gashi: Urimet ma te mirat për Radion ma te mire. Radio Kosova e Lire suksese e respekt për gjithë stafin

Sokol Kosumi: Ju lumtë! Jemi krenar me frymën e vetme shqiptare.

 Mehdi Salihu: Urime dhe suksese tutje!

 Marinela Braja: Urime 21 vjetori RKL ! Te buças ne vazhdimësi fryma shqiptare.

Naim Asllani: Urime përvjetori dhe suksese të mëtejshme!

 Fadil Grajcevci: Urime! Gjithmonë u dëgjoftë zëri i lirisë!

Shefqet Gashi: Urime , Respekt Pa fund

Pisha Krasniqi: Urime dhe suksese, ishte zëri dhe forca jonë në ditët më të vështira për lirinë, ishit zëri i UÇK-së.

Drita Vula Rugova: Urime përvjetorin!

 Besart L. Leci: Urime 21 Vjetori Radio Kosova e Lire ,Radio e vetme e luftës tonë të Lavdishme të UÇK-së

Radio Kosova e Lire Zëri i Lirisë.

Respekt për te gjithë stafin gjate dhe pas luftës.

Ismajl Rexhepi: Urime 21 vjetori i radio Kosova e lire si sot me kujtohet

Arsim Bajraktari: Urime ditëlindja e 21-te radios Kosova e Lire!

Shume suksese ne vitet e ardhshme!

Zuk Mustafa: Urime suksese

Isni Llabjani:  Urime 21 vjetori suksese te mëtutjeshme

Vesel Krasniqi:  Urime !

Zenel Zekolli: Urime 21 vjetori i Radio Kosovës së Lirë.

Radio që na i ndezi zemrat flakë për Lirinë e Atdheut!..

Ku edhe sot e kësaj dite jeni të pa ndalur në kultivimin e Atdhedashurisë së kombit tonë!..… Suksese dhe punë tē mbarë , paqi faqen e bardhë.

Mentor M. Shamolli: Urimet ma të përzemërta për 21 vjetorin të RKL së aktivitet !

Punë kurrë pa ndalu , si ne luftën heroike të UÇK së , ashtu edhe në paqe !

Paqi shëndetin dhe të gjitha të mirat i gjithë stafi i mrekullueshëm që jeni !

Ukë Amerllahi: Urime e suksese

Gadaf Shyti: Urime suksese*

Nehat Ymeri:  Urime 21 vjetorin e suksese te mëtejme

Luljeta Abdullahu: Urime. Me dinjitet*!

 Hidajete Llapashtica: Urime 21 vjetorin Radio Kosovës se Lire dhe suksese te mëtejshme!

 Ruzhdi Jashari: URIME! Përvjetor i rëndësisë së veçantë i historisë sonë kombëtare! Respekt për të gjithë stafin në krye me Ahmet Qeriqin!

Syzana Ismaili Bajgora: Urime !

Ibrahim Xhemajli: Urime RKL dhe gjithë personelit e bashkëpunëtorëve!

Jon Shala: Urime për 21 vjetorin e RKL së Suksese *!

 Ahmet Qeriqi është Zëri UÇK-së, dhe vazhdon të jetë Zëri i Lirisë…
Respekt për kontributin dhe sakrificën që ka dhënë dhe që po jep për Kombin Shqiptar….

Lumnije Murati Shamolli: Urime sukses gjithmonë

Gazmend I. Qeriqi: RKL urime 21 Vjetorin

Enver H. Musaj: Urime e suksese!

Hajrije Berisha: Urime 21 vjetori i Radio Kosovës së Lirë!

Bedri Tahiri:  Urime, përgëzime e suksese të pandalshme Zëri i luftës çlirimtare!

Hajrije Graiqevci: Urime 21 vjetori i Radio Kosovës së Lirë. Suksese mëtejshme ju lumtë!

Fadil H. Curri Urime shëndet e shumë suksese miq  te çmuar

Sokol Aliu: Urime !

Igballe Isufi: Urime e suksese *

Hazir Selimi:  Banulla Urime!

Minire Fetahu: Urime

Ilir Qeriqi: Urime 21 vjetori, paqi suksese edhe në të ardhmen;

Selami Hoti: Urime e suksese tutje në 2020!

Ardian N. Rexhepi Urime e suksese

Merita Gashi: Urime!

Skender Gashi: Urime e suksese

Hyrie Veliu – Jeta Urime!

Adem Gashi: Urime RKL!

Jakup Ismajli:  Urime.

Besnik Shala: URIME DHE SUKSESE TË METUTJESHME,RESPEKT DHE KRENAR!

Sejdi Elezi:  Urime! Ju priftë e mbara!

Arbnore Ramosaj – Blakaj: Urime dhe suksese!

Fehmi Meta:  Urime përvjetori i Radios Kosova e lirë. Krenar gjithnjë me ju ..suksese

Fehmi Isma: Urime e suksese!

Shaqir Cërvadiku-Shaqa: Urimet më t ‘mira. Radio juaj ka vetëm ditëlindje njëjtë sikur heronjtë. Ju shtofshin sukseset.

DI MO:  Urime e shume suksese!

Elsa Mustafa: Suksese suksese!

Shani Hoti: Urime! Respekt.

Vllaznim Jakupi: urime suksese lart e me lart

Ilirianë E. Ukaj: Urime përvjetori i Radios Kosova e Lirë!

Kosum Sh Kosumi: Urime e suksese!

Ajshe Myrtaj: Urime përvjetori i Radios Kosova e Lire

Halim Beka: Urime dhe suksese!

Riza Haziri: Sukses të vazhdueshme!

Qendresa Nuhiu: Urime dhe suksese te mëtutjeshme **

Zeqir Bekolli: Urime 21 vjetori, festofshi edhe shumë përvjetorë

Xherab Rudi:  Urime !

Luljeta Selimi Berisha Jeni të mrekullueshëm, zoti ju dhashë të mbar e kurrë sukseset mos ju mungofshin

Moisi Golemi: Urime përvjetori i Radios Kosova e Lirë

Shaqir Shaqiri:  Shume urime! Respekt për atdhetarin Ahmet Qeriqi dhe stafin tuaj! *

Ferat Derguti: Urime suksese

Ilir Meha: Urime e shumë suksese

Ilir Guta: Urime!

Çelik Kalliri:  Urime e shumë Suksese RKL!

Fadil Reshani: Urime, suksese!

Berat Sinani: Urime e ju qoftë ky vit sa më i mbare e sa me i suksesshëm për Radio Kosovën e Lire

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, reagoi pas udhëtimit të Kurtit në Forumin Ekonomik të Austrisë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas lajmit …