Sot është 17 vjetori i Marrëveshjes së Kumanovës pas së cilës u ndërpre lufta në Kosovë

Sot është 17 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes tekniko-ushtarake në Kumanovë në mes të përfaqësuesve të NATO-s dhe Serbisë. Nga kjo marrëveshje Serbia ishte e detyruar të ndaloj veprimet e saj ushtarake për vrasjen dhe dëbimin e qytetarëve shqiptar të Kosovës si kusht që NATO të ndaloj mandej fushatën e saj ajrore kundër caqeve të ushtrisë së Serbisë dhe infrastrukturës së saj ushtarake. Marrëveshja në mes tjerash parashihte largimin nga Kosova të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-I si dhe kushte të tjera. Marrëveshja e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe Republikës Federative të Jugosllavisë, u nënshkrua më 9 qershor 1999 ndërsa hyri në fuqi më 11 qershor të vitit1999. Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …