Deri me tani asnjë parti parlamentare nuk ka aplikuar për certifikim në KQZ për të marr pjesë në zgjedhjet lokale

Sot është afati i fundit që partitë politike mund të deklarojnë në KQZ për koalicionet e mundshme parazgjedhore

Sot është afati i fundit që partitë politike të deklarojnë koalicionet e tyre parazgjedhore. Deri në orën 18:00 të gjitha partitë politike kanë të drejtë të deklarojnë koalicionet eventuale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Partitë më të mëdha nuk kanë shprehur gatishmërinë për koalicione, megjithatë së fundmi është përfolur për një koalicion të LDK-së me AKR-në e Behxhet Pacollit si dhe të PDK-së me Nismën e Fatmir Limajt. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ditë më parë tha se ata janë të interesuar që kandidatët e AKR-së të përfshihen në listën e saj dhe të garojnë nën logon e partisë së Mustafës, por nuk është bërë e ditur nëse ka pëlqimin e AKR-së. Ndërsa, mbrëmë kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaroi se një koalicion i sinqertë dhe me zemër mes PDK-së dhe Nismës do të dilte fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit. Po ashtu, pritet të kuptohet më shumë edhe rreth fatit të disa partive më të vogla dhe atyre të komuniteteve të cilët në vijimësi kanë pasur ulëse në Kuvend nëse do të ketë koalicion apo do të bëhen pjesë e listave të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …