Qeveria i pagoi 15.000 euro familjes së Arian Dacit, me rastin e mbytjes në Brezovicë, por anashkaloi familjen e Idriz Ajetit

Sot është ndarë nga jeta në moshën 102 vjeçare, albanologu, gjuhëtari dhe intelektuali, Idriz Ajeti

Ka ndërruar jetë sot në moshën 102 vjeçare, albanologu, gjuhëtari dhe intelektuali, pedagogu dhe anëtari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate, akademik Idriz Ajeti. Lajmi është bërë i ditur nga Akademia e Shkencave të Kosovës. Më pas ka reaguar kryetari Thaçi. “Vdekja e akademikut Idriz Ajeti është një humbje e madhe për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe tërë shoqërinë tonë. Ai dha kontribut të madh në jetën shkencore e kulturore në vendin tonë”, ka shkruar ai. Ndërsa kryeministri Haradinaj në reagimin e tij ka thënë se “Bota shqiptare humbi sot njërin nga personalitetet më të ndritshme të historisë sonë të re, albanologun e shquar Idriz Ajetin. Gjatë 70 vjet karrierë shkencore, Akademik Ajeti la gjurmë të pashlyeshme në gjuhësinë dhe zhvillimet shoqërore e politike të Kosovës. Kontributi i tij në vitet ’90 ishte i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe të vërtetës së Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …