Sot fillon takimi i komisionit të ekspertëve për matjen e territorit

Sot fillon takimi i komisionit të ekspertëve për matjen e territorit

Në një njoftim për media, nga zyra e kryeministrit është bërë e ditur se sot për here të pare do të mblidhet komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës. Përmes një  deklarate, Qeveria u ka bërë thirrje partive opozitare të marrin pjesë me përfaqësuesit e tyre në këtë takim. Pjesëmarrjen në punën e këtij komisioni e kanë konfirmuar të gjithë anëtarët, përveç ata të tri subjekteve opozitare.

Në këtë komision janë ftuar në cilësinë e anëtarëve përfaqësues nga: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës; Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore; Lëvizja Vetëvendosje!; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; Nisma për Kosovën; Dy ekspertë nga organizatat e shoqërisë civile; Agjencia e Kadastrës; Agjencia e Ujërave; Agjencia e Pyjeve; KOSTT-i; Agjencia Kosovare e Privatizimit; Policia e Kosovës; Agjencia e Statistikave të Kosovës; Komuna e Pejës; Komuna e Deçanit; Komuna e Burimit; Komuna e Junikut; Dy përfaqësues nga zona e Rugovës së komunës së Pejë. Kurse në cilësinë e anëtarëve vëzhgues janë ftuar përfaqësues nga: Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë; Bashkimi Evropian; KFOR-i.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …