familje në Lagjen "Dardania", në Prishtinë

Sot janë larguar edhe gjashtë familje nga banesat në lagjen “Dardania”

Sot janë larguar edhe gjashtë familje nga banesat në lagjen “Dardania”, të cilat i kanë shfrytëzuar që nga paslufta. Policia sot ka larguar gjashtë familje nga këto banesa, ndërkohë më 10 korrik pritet të largohen edhe gjashtë familje tjera. Banorët janë ankuar për largimin e tyre nga këto banesa, duke thënë se kanë dërguar kërkesën në organet gjegjëse për mundësitë e blerjes së banesave, por thanë se nuk kanë marrë përgjigje. Banorët sot janë ankuar se edhe kamionin që i ka bart gjësendet nga banesa është dashur ta paguajnë ata. Rreth  135 familje që kanë shfrytëzuar këto banesa që nga paslufta.

Kontrolloni gjithashtu

Ethem Çeku: Barazia gjuhësore dhe bashkëjetesa, çelësi i së ardhmes së Maqedonisë së Veriut

Opinionisti Ethem Çeku ka reaguar mbi zhvillimet e fundit që lidhen me të drejtat gjuhësore …