leoni

Sot kanë vizituar Radion Kosova e Lirë, biznesmenët: Sylejman Neziri dhe Nexhat Hasani nga Ferizaj

Sot kanë vizituar Radion Kosova e Lirë, biznesmenët: Sylejman Neziri dhe Nexhat Hasani nga Ferizaj

Sot, për një vizitë në Radion Kosova e Lirë qëndruan biznesmeni, Sylejman Neziri, pronar i firmës “Plus Center” në Ferizaj dhe kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës, z. Nexhat Hasani. Ata u takuan me drejtorin Radios, Ahmet Qeriqi dhe shefin e marketingut, Jeton Syla. Z. Sylejman Neziri në firmën e tij ka të punësuar 110 punëtorë. Ai është pronari i vetëm i një firme në Kosovë, i cili nuk merr dhe nuk shet produktet e Serbisë në vendin tonë. Z. Neziri me këtë rast ka ftuar tregtarët e Kosovës që të blejnë prodhimet vendore e të shteteve të tjera, por jo ato të Serbisë, e cila edhe 20 vjet pas luftës, nuk e ka ndërruar qëndrimin e saj antishqiptar.  Ndërsa kryetari i  Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës kishte vërejtje rreth tarifës së lartë, që ka filluar ta aplikojë Shteti shqiptar,  për bizneset e Kosovës.

Me këtë rast,  z. Sylejman Neziri i ka dhuruar drejtorisë së Radios,  një logo simbolike të punuar prej metali dhe disa produkte  të tjera të punuara në firmën e  tij.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …